Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua në zonën Manavgat të Antalyas, në jugperëndim të Turqisë.
Aksidenti ndodhi në lagjen Beidigin, përgjatë rrugës Tasayil–Derebutzhak. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit, Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) si dhe forcat e xhandarmërisë.
Pas operacionit të shpëtimit, ekipet konstatuan se pesë prej shtatë pasagjerëve kishin humbur jetën në vend. Dy të mbijetuarit u nxorën nga automjeti dhe u transportuan me helikopter në spital për trajtim mjekësor.
Guvernatori i Antalyas, Hulusi Sahin, konfirmoi se në automjet ndodheshin shtatë persona dhe bëri të ditur se njëra nga të plagosurat është shtatzënë.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.