Tragjedia në Malishevë, trupat e pajetë të tre viktimave dërgohen në IML
Trupat e pajetë të tre viktimave, babait dhe dy fëmijëve, që humbën jetën këtë të enjte si pasojë e shpërthimit në banesën e tyre në Malishevë, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkaq, të gjitha organet kompetente kanë nisur hetime rreth këtij rasti tragjik, njofton Dukagjini. Këtë për Dukagjinin e tha edhe zëdhënësi i […]
Trupat e pajetë të tre viktimave, babait dhe dy fëmijëve, që humbën jetën këtë të enjte si pasojë e shpërthimit në banesën e tyre në Malishevë, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkaq, të gjitha organet kompetente kanë nisur hetime rreth këtij rasti tragjik, njofton Dukagjini.
Këtë për Dukagjinin e tha edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se është inicuar rast hetimi i vdekjes, në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pa jetë do të dërgohen në institutin e mjekësis ligjore (IML). Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, tha Domi për Dukagjinin.















