Tragjedia në Oslo, kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për familjarët e të vrarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhjen për sulmin që ka ndodhur në Oslo të Norvegjisë, ku dy persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën. Shefi i ekzekutivit, përmes një postimi në Twitter, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve në këtë tragjedi. “Zemërthyer për masakrën në Oslo. Urojmë më […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhjen për sulmin që ka ndodhur në Oslo të Norvegjisë, ku dy persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën.
Shefi i ekzekutivit, përmes një postimi në Twitter, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve në këtë tragjedi.
“Zemërthyer për masakrën në Oslo. Urojmë më të mirat për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe kohezionit social është një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë, ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Heartbroken to see the carnage in Oslo. Our best wishes for the injured and deepest condolences to the families and friends of those killed. The fight against hate and for social cohesion is a responsibility we all share – we stand with 🇳🇴.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2022
Ndryshe, të shtunën e 25 qershorit, nga të shtënat me armë zjarri në një klub nate në Oslo, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kjo është konfirmuar edhe nga Distrikti i Policisë së Oslos.
Motivet e ngjarjes ende nuk dihen, por sipas autoriteteve norvegjeze, klubi ku të shtënat kanë ndodhur ka qenë klub i homoseksualëve.
Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë, Emilie Enger Mehl, tha se incidenti ka tronditur vendin.
Oslo kishte paraparë që të shtunën të mbajë paradën e Krenarisë, “Oslo Pride”.
Ndërsa, Zëdhënësi i policisë, Tore Barstad, tha për Associated Press se, motivi nuk dihet menjëherë, dhe se nuk është e qartë nëse të shtënat kishin ndonjë lidhje me paradën e Krenarisë.
“Policia është në kontakt me organizatorët e paradës së Krenarisë këtë të shtunë. Do të ketë një vlerësim të vazhdueshëm se çfarë masash duhet të marrë policia për të mbrojtur atë ngjarje dhe nëse ky incident ka fare lidhje me paradën,” tha Barstad.
Ndryshe, Norvegjia përjetoi të shtënat masive në vitin 2011, kur një një person vrau 69 njerëz në ishullin Utoya, pasi vendosi një bombë në Oslo që la tetë të vdekur.















