Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i djalit 3-vjeçar në lumë
Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, raporton topchannel. Të tre fëmijët janë mbytur në lumë bashkë me nënën e tyre, që dyshohet të jetë hedhur vetë nga Ura e Bunës. Për ngjarjen, policia ka arrestuar babanë e […]
Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna.
Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, raporton topchannel.
Të tre fëmijët janë mbytur në lumë bashkë me nënën e tyre, që dyshohet të jetë hedhur vetë nga Ura e Bunës. Për ngjarjen, policia ka arrestuar babanë e tre të miturve, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet për dhunën psikologjike që ka ushtruar ndaj bashkëshortes.















