Polumbarët kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës së dytë që u mbyt bashkë me nënën në lumin Buna.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë, kur nëna Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët dyshohet se u hodh nga ura.

Të dielën autoritetet mundën të gjejnë trupin e vajzës 9-vjeçare, e cila u pikas në ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit. Trupi i saj i pajetë u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij./tvklan.al

Mbytet një 9-vjeçare në lumin Buna, Policia në kërkim të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë