Tragjeditë që heshtën futbollin

Futbolli përpos emocioneve që u dhuron fansave që e pëcjelllin, nganjhërë ka raste kur ndodh tragjedi në nodnjë ndeshje që i pëkllon të gjithë fansat

Përleshjet gjatë ndeshjes Accra Hearts-Kumasi Ashanti në vitin 2001

Ngjarjet tragjike të javëve të fundit në Indonezi dhe ndeshja e së enjtes në Argjentinë kanë rihapur plagët e vjetra në botën e futbollit.

Ndeshja në vendin aziatik la 131 të vdekur pas një përplasjeje mes tifozëve dhe policisë, ndërsa të enjten ishte një tifoz i Gimnasia që humbi jetën jashtë stadiumit.

Por, çfarë tragjedish të tjera ka përjetuar bota e futbollit?

Peru-Argjentinë 1964 (328 vdekje)

Ndeshja e luajtur në Stadiumin Kombëtar mes dy skuadrave ishte kualifikuese për Olimpiadën e Tokios.

Albiceleste po kryesonte 0-1 dhe kur skuadra peruane barazoi, arbitri Angel Eduardo Pazos Bianchi e anuloi golin, duke shkaktuar zemërimin e tifozëve vendas.

Pikërisht atëherë tifozët u hodhën në fushë, duke bërë që policia të lëshonte qen dhe gaz lotsjellës, ndërsa mes tifozëve shpërtheu një sherr duke përdorur shkopinj dhe thika.

Në fund, ndeshja u anulua, Argjentina fitoi dhe u regjistruan 328 vdekje, 90% e tyre nga asfiksia.

Përleshja gjatë ndeshjes Peru-Argjentinë në vitin 1964

Napoli-Bologna 1955 (152 vdekje)

Gjatë një ndeshje të Serisë A mes dy skuadrave, arbitri akordoi një penallti për ekipin vizitues, gjë që bëri që tifozët e Napolit të zemërohen dhe të nisin trazira kundër policisë.

Në fund, përplasjet mes tifozëve dhe forcave të sigurisë lanë 152 të vdekur, nga të cilët 50 policë, shkruan Marca.

Përplasjet e tifozëve në ndeshjen Napoli-Bologna në vitin 1955

Accra Hearts-Kumasi Ashanti 2001 (130 të vdekur)

Ndeshja në Ganë ishte 2-1 në favor të vendasve, gjë që provokoi tifozët mysafirë të nisin të grisin sediljet nga tribuna e tyre.

Si kundërpërgjigje, policia filloi të përdorte gaz lotsjellës për të ndalur tifozët e Kumasit, por kjo gjë solli vetëm një përfundim fatal.

Tifozët mysafirë, në mungesë të ajrit, vendosën të largohen drejt dyerve të daljes, ndonëse policia i kishte mbyllur, gjë që solli ortekët që morën jetën e 130 personave.

Përleshjet gjatë ndeshjes Accra Hearts-Kumasi Ashanti në vitin 2001

Nottingham Forest-Liverpool 1989 (97 vdekje)

E njohur si “Tragjedia Hillsborough”, kjo ndeshje ishte pjesë e gjysmëfinaleve të FA Cup.

Me këtë rast, tragjedia nuk kishte të bënte me qëndrime të dhunshme nga ana e ndonjë prej fansave apo përplasje me policinë.

Ajo që shkaktoi katastrofën ishte shitja e shumë biletave, me policinë që grumbulloi shumë tifozë në pjesë të veçanta të stadiumit, gjë që bëri që 2000 tifozë të përpiqeshin të hynin në një stadium që, për më tepër, nuk ishte në gjendjen më të mirë.

E gjithë kjo shkaktoi ortekë në tribuna që morën jetën e 96 personave, ndonëse 32 vjet më vonë, një tjetër person humbi jetën si pasojë e pasojave të asaj dite, duke u bërë viktima e 97-të.

Grumbullimi i tepërt i tifozvë në ndeshjen Nottingham Forest-Liverpool në vitin 1989

Guatemala-Kosta Rika 1996 (84 të vdekur)

Gjatë një ndeshjeje që korrespondonte me kualifikueset e Kupës së Botës 1998 në stadiumin Mateo Flores, pati një fluks masiv spektatorësh në fushë.

Para së gjithash, në stadium mungonin qartë masat e kontrollit dhe të sigurisë, përveç faktit se u shitën më shumë bileta se sa lejohej.

Kjo bëri që një ortek tifozësh të sulmonte tifozët kundërshtarë ulur në tribunë, të cilët vdiqën nga asfiksia dhe nga rrahjet nga tifozët e tjerë.

Rezultati ishte 84 vdekje dhe zi kombëtare në Guatemala.

Përplasjet e tifozëve në ndeshjen në ndeshjen Guatemala-Kosta Rika në vitin 1996

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika