Trajkoviq njofton se vajza iu ndalua sërish në aeroportin e Beogradit

Rada Trajkoviq, politikane

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq njëherësh këshilltarja e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se vajza e saj është ndaluar sërish në Aeroportin e Beogradit.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq ka thënë se historia e diskriminimit të familjes së saj nga autoritetet e Serbisë intensifikohet.

“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullor nën kërcënimin e konfiskimit”, ka shkruar ajo.

Trajkoviq, ndër të tjera, ka treguar procedurat se si është maltretuar vajza e saj teksa ka thënë se “represioni në Serbi po rritet”.

“Ajo u lirua pasi u mbajt në një dhomë të vogël, ku priste një telefonatë nga MPB-ja dhe BIA nëse duhet të lirohet apo të merret në pyetje si “person me interes sigurie”. Një qytetar privat që nuk jeton në Serbi dhe nuk merret me politikë. Represioni në Serbi po rritet”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, më 23 mars, Trajkoviq kishte bërë të ditur se autoritetet serbe ia kishin ndaluar vajzën në aeroportin e Beogradit.

“E gjithë familja është në njëfarë liste” – Vajza e Rada Trajkoviqit ndalohet në aeroportin e Beogradit

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika