Trajkoviq: Po përgatitet arrestimi i Radojçiqit, Vuçiqi pranoi kushtin e Macronit

Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, ka njoftuar se Serbia po përgatitet për arrestimin e Milan Radojçiqitt, i cili ishte udhëheqës i grupit në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator

Rada Trajkoviq, Aleksandër Vuçiq (foto ilustrim)

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se autoritetet e Serbisë po përgatiten për arrestimin e Milan Radojçiqit, që e ishte kreu i grupit në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Trajkoviq ka theksuar se kjo lëvizje e Beogradit vjen si pasojë e pranimit të një kushti të vendosur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për vizitën e tij në Serbi.

Në një intervistë për N1, Trajković ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë kërkuar zyrtarisht nga autoritetet e Kosovës materiale për sulmin në Banjskë, me qëllim të përgatitjes së arrestimit të Radojçiqit.

“Lajmi i ri është se gjyqësori i Serbisë, prokuroria dhe autoritetet e Serbisë kanë kërkuar zyrtarisht materiale nga autoritetet e Kosovës për Banjskën dhe se do të përgatisin seriozisht arrestimin e Radoiçiqit. “Vuçiq e pranoi”, ka thënë Trajkoviç në N1.

Se autoritetet serbe kanë parashtruar një kërkesë zyrtare për ndihmë juridike reciproke për të siguruar provat e nevojshme për ndjekjen penale të Radojçiqit e ka thënë edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, në një interviste për Radio Evropa e Lirë.

“Sa e di unë dhe zyrtarët serbë kanë folur për këtë, ata kanë parashtruar kërkesë zyrtare përmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike reciproke, që t’ju sigurohen provat që iu duhen për ta ndjekur penalisht z. Radoiçiq, të cilat i kanë autoritetet kosovare. Sërish, në baza politike, do të shpresoja që Qeveria e Kosovës t’i përgjigjet kësaj kërkese, sepse dëshironi që të siguroni që të ketë ndjekje penale dhe që z. Radoiçiq, si dhe të tjerët që ishin të përfshirë, të japin përgjegjësi për veprën e tyre kriminale”, ka thënë Hovenier.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika