Trajner i Dritës, Arsim Thaqi shpreson që klubi gjilanas të shpallet kampion

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, ka thënë se testi kryesor i fazës përgatitore ishin ndeshjet miqësore, të cilat sipas tij, ekipi i ka kaluar me sukses.

Klubi gjilanas e fillon stinorin pranveror me sfidën e së dielës si mysafir ndaj Trepçës ’89.

Trajneri i ri i Dritës, Arsim Thaqi ka folur pas fazës përgatitore në Antali.

“Ndeshjet miqësore janë testi kryesor për vlerësimin e përgatitjes së lojtarëve në aspektin tekniko-taktik dhe fizik. Në këto ndeshje kemi treguar paraqitje shumë të mira dhe shpresoj që edhe në kampionat t’i tregojmë vlerat tona si ekip. Klubi ynë ka një grup lojtarësh të rinj në moshë dhe besoj shume që do të rriten edhe më shumë në aspektin e cilësisë në të ardhmen”, ka thënë Thaqi.

No description available.

Sipas tij skuadra do të përmirësohet dhe rritet nga ndeshja në ndeshje drejt objektivave të klubit.

“Ata do të rriten nga ndeshja në ndeshje, do të përmirësohemi në aspektin e cilësisë aty ku ka nevojë në mënyrë që t’i marrim rezultatet e pritura. Shpresoj ta përmbyllim me objektivin që e kemi caktuar për këtë vit që është shpallja kampion”, është shprehur Thaqi.

Drita është në pozitën e parë në Superligën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika