Ish-trajneri i boksierit Besar Nimani: Ishte djalë i mirë, por nuk e ka duruar askënd
Trajneri i boksit Besim Brahimi ka folur për Besar Nimanin, boksierin shqiptar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë. “Kjo vrasje na ka prekur shumë, sepse Besi ka qenë një djalë shumë i mirë, nuk e kemi njohur si për djalë ngucakeq, por për të duruar nuk […]
Trajneri i boksit Besim Brahimi ka folur për Besar Nimanin, boksierin shqiptar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
“Kjo vrasje na ka prekur shumë, sepse Besi ka qenë një djalë shumë i mirë, nuk e kemi njohur si për djalë ngucakeq, por për të duruar nuk e ka duruar askënd,” u shpreh Brahimi në një intervistë për emisionin “Rreth e Rrotull”.
“Ishte një pritë, unë them që njerëzit e ligë i bëjnë ato gjëra, nuk guxon me dalë në përballje por del në pritë,” shtoi ai.
Brahimi tha se Besar Nimani ka pasur edhe para disa viteve një plagosje, ku, sipas tij, janë disa grupe që “janë njerëz të pakuptueshëm”.
“Besi nuk ka qenë një djalë që ka ngacmuar, por as nuk ka duruar,” shtoi Brahimi.
Ai u shpreh se kjo ka qenë një ngjarje e rëndë.
Sipas tij, kontakti i fundit me Besarin ka qenë para Vitit të Ri, ku Besari ka qenë i interesuar ta bëjë një ndeshje boksi në Kosovë, por kjo përfundoi ndryshe.
Personat që e vranë boksierin janë ende në arrati, dhe policia gjermane është ende në ndjekjen e tyre.
Ndërsa autorët e krimit që ishin dy persona, thuhet që kanë shkrepur 16 plumba në drejtim të tij, teksa 6 nga ta kanë përfunduar në trupin e boksierit Nimani.















