Trajneri i Krasniqit reagon: Robini lëndoi shpatullën, boksoi thuajse me një dorë

Trajneri i Haxhi Krasniqit e ka përshkruar meçin e 5 gushtit në Prishtinë kundër Nadjib Mohammedit si “meçin më të çmendur” në të cilin ka marrë pjesë

Trajneri i Haxhi (Robin) Krasniqit e ka përshkruar meçin e 5 gushtit në Prishtinë kundër Nadjib Mohammedit si “meçin më të çmendur” në të cilin ka marrë pjesë.

Sepp Mauerer në një postim në Facebook ka thënë se në rundet e para të duelit me Mohammedin, Krasniqi ka lënduar shpatullën, duke këputur tejzën “supraspinatus”.

Ai tutje ka theksuar se Krasniqi ka boksuar thuajse me një dorë, dhe se po ashtu ka marrë një goditje në mëlçi, duke e lënë “pa frymë”. Ai ka thënë se përkundër të gjithave Krasniqi ka vazhduar dhe se ishte si në filmat “Rocky”.

“Ishte një nga meçet më të çmendura të boksit të cilat i kam përjetuar. Fillimisht gjitha shenjat tregonin gjelbër. Ishin planifikuar 20 mijë shikues. Meç për titull WBC Silver. Shkëlqyeshëm. Më pas një shi brutal pesë orë para fillimit. Po pritej anulimin. Më pas u vendos për të luftuar. Në një nga rundet e para erdhi këputja e tejzës supraspinatus. Praktikisht mund të boksonim vetëm me një dorë. Më pas morëm nga kundërshtari një goditje në mëlçi, që na mori tërësisht frymën. Ishim totalisht të pambrojtur. Zero kondicion. Por, prapë vazhduam. Ishte si në filmat Rocky”, ka shkruar Maurer.

Trajneri gjerman ka folur edhe për goditjet prapa kokës që ka bërë Mohammedi në drejtim të Krasniqit, e për çfarë në fund u diskualifikua në rundin e nëntë. Mohammedi u diskualifikua nga gjyqtari Ajet Rreci pas vërejtjes së pestë publike. Ka pasur kritika të shumta për referimin, por po ashtu edhe për paraqitjen e Krasniqit.

“Më pas kundërshtarit iu morën disa pikë pasi pa ndalë godiste prapa koke. Në ditën tjetër patëm një ‘top tenisi’ në atë pjesë të kokës. Dy herë kundërshtari e shtyu referin (që vlerësohet një nga kriteret më kryesore për diskualifikim). Në fund, duke marrë parasysh këto rrethana, me vështirësi do të boksonim deri në fund. Robini në asnjë sekondë nuk mendoi për dorëzim! Shumë respekt. Madje as vetë nuk do të vazhdoja ashtu. Nga jashtë mund të jetë dukur sikur nuk kemi qenë të mirë. Por në të vërtetë ishte një paraqitje mjeshtërore sa i përket vullnetit e qëndrueshmërisë. Por, sigurisht nuk ishte meçi unë më i mirë, por të tjerët mund të dorëzohen, e ne jo. Të fortë si hekuri – së bashku jemi shumë të fortë”, ka shkruar Maurer.

Maurer po ashtu iu është kundërpërgjigjur kritikëve të Krasniqit.

“Robin Krasniqi mund të jesh krenar me veten! Ne jemi krenarë. E nëse vjen ndonjë ekstremisht i mençur e më shpjegon ‘për vullnet’ dhe se çfarë kemi bërë gabim…atëherë përgjigja e sjellshme do të ishte: Nuk ke qenë aty! E ajo e pasjellshme: f…y…Në këtë frymë rock n roll e drejt titullit të botës!” – ka shkruar Maurer.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika