Trajtimi i shqiptarëve luan rol në anëtarësimin e Serbisë në BE, thotë Costa
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po e ndjek me vëmendje çështjen e trajtimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai ka theksuar se Serbia duhet të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e pakicave. Në një përgjigje ndaj deputetit shqiptar në Parlamentin […]
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po e ndjek me vëmendje çështjen e trajtimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai ka theksuar se Serbia duhet të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e pakicave.
Në një përgjigje ndaj deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Costa ka theksuar se trajtimi i pakicave kombëtare, përfshirë komunitetin shqiptar, është pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE.
“Jini të sigurt që Bashkimi Evropian po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare në Serbi, përfshirë komunitetin shqiptar. Kjo është e rëndësishme sa i përket angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE. Serbia pritet që të bashkërendojë kornizën ligjore në përputhje me të drejtat e pakicave sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Costas, publikuar nga Kamberi
Sa i përket çështjes së pasivizimit të adresave, Costa ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë t’i nxisë autoritetet serbe që të japin sqarime të qarta për publikun mbi mënyrën e kryerjes së kontrolleve për statusin e vendbanimit.















