Trajtohen me sukses 3 pacientët e parë me epilepsi rezistente me VNS në SHSKUK

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), për herë të parë ka filluar të ofrohet trajtimi me metodën moderne të Elektrostimulimit të Nervit Vagus (VNS) për pacientët me epilepsi farmakorezistente.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social të ShSKUK-së, ku ndër të tjera shkruan se në bashkëpunim me Klinikën e Neurokirurgjisë dhe me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), janë siguruar pajisjet dhe janë përmbushur të gjitha parakushtet për realizimin e këtij trajtimi.

“Me 2 dhe 3 qerhor 2025, janë trajtuar me sukses 3 pacientët e parë, të përzgjedhur nga ekipi multidisiplinar i Klinikës së Neurologjisë, të cilët kanë përmbushur kriteret për implantim”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ndërhyrja kirurgjike është realizuar në sallën e operacionit të Klinikës së Neurokirurgjisë, nën udhëheqjen e neurokirurgut të njohur nga Italia, Dr. Leonardo Fiori (Ospedale di Lecco “Alessandro Manzoni”), në bashkëpunim me e neurokirurgëve të udhëhequr nga Dr. Besnik Elshani, neurokirurgë të tjerë, si dhe me mbështetjen e ekipës së anestezionit nga Klinika e Anesteziologjisë si dhe monitorimin neurologjik nga Dr. Melihate Pushka.

“Kjo metodë inovative aplikohet tek pacientët të cilët, pavarësisht përdorimit të dy ose më shumë medikamenteve antiepileptike, vazhdojnë të kenë kriza të shpeshta dhe të rënda. Trajtimi me VNS konsiston në implantimin e një pajisjeje që gjeneron impulse elektrike në nervin Vagus, duke ndihmuar në kontrollin më efektiv të krizave epileptike”, thuhet në njoftim. 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika