
Studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet me standarde amerikane tashmë kanë një mundësi unike. UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, u mundëson studentëve nga universitetet tjera të transferojnë studimet, të vazhdojnë pa humbur provimet e përfunduara dhe të studiojnë me orar fleksibil, edhe nëse janë të punësuar.
Pse të transferohesh në UNI?
- Transfero kreditë/provimet e përfunduara.
- Studio me orar fleksibil, edhe nëse je i punësuar.
- Përfito edukim të fuqizuar nga Arizona State University.
- Apliko për shkëmbim semestral në 221 universitete partnere në 26 shtete të Evropës përmes Erasmus+, me mundësi burse të plotë.
- Zgjidh një universitet që të përgatit për tregun ndërkombëtar të punës.
Mos e nis nga e para – vazhdo studimet në një universitet me edukim amerikan dhe ndërto të ardhmen tënde me mundësi globale.



