Transferohet një i dënuar nga Shqipëria për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin policor, këtë të martë është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, shtetasi i Kosovës R.F i dënuar në shtetin e Shqipërisë për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’, ku i njëjti pas transferimit, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin shqiptar, njofton Dukagjini.

“Transferimi u realizua përmes pikës kufitare Vërmicë nën masa të rrepta të sigurisë. Transferimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika