Zvicra burgos burrin nga Kosova dhe gruan zvicerane, torturuan fëmijët e tyre me vite
Gjykata e Lartë e Zvicrës ka dënuar dy prindër që kishin torturuar fëmijët e tyre. Babai, me origjinë kosovare është shpallur fajtor me 16.5 vjet burgim, dhe nëna, me origjinë zvicerane, është dënuar me 10.5 vjet. Sipas një raportimi të gazetës ” Blick ” dhe ” 20min “, që të dy kanë mohuar akuzat. Gjykata […]
Gjykata e Lartë e Zvicrës ka dënuar dy prindër që kishin torturuar fëmijët e tyre. Babai, me origjinë kosovare është shpallur fajtor me 16.5 vjet burgim, dhe nëna, me origjinë zvicerane, është dënuar me 10.5 vjet.
Sipas një raportimi të gazetës ” Blick ” dhe ” 20min “, që të dy kanë mohuar akuzat.
Gjykata gjeti se të dy, nëna dhe babai, kishin abuzuar fëmijët.
Çifti ka disa fëmijë. Njëra vajzë dhe njëri djalë vuajtën më së shumti, tha prokurorja gjatë gjyqit. Ajo foli për torturën psikologjike dhe fizike dhe një regjim torture që zgjati me vite.
Vajza dhe djali mbaheshin të mbyllur për vjet nga jeta, fillimisht në dhomën e fëmijëve e më pas në bodrum.
Sipas aktakuzës, ata ishin të ndaluar të shkonin në banjo dhe detyroheshin të kryejnë nevojat në dysheme. Ata lejoheshin të dilnin jashtë vetëm për të shkuar në shkollë. Sipas Blick, një herë e bija ishte detyruar të hante të vjellën e saj, ndërsa djali jashtëqitjen.
Prokuroria shkruan edhe për “metoda edukative” të tjera brutale që u janë bërë fëmijëve, si, shqelma, shuplaka, rrahje me shkopinj, rripa apo thasë me gurë. Dy fëmijëve iu desh të qëndrojnë të palëvizur me pelena të lagura me urinë në kokë për tetë orë e gjysmë.
Në shkollë ishin mësuesit ata që dokumentuan plagët.
Të dy u shpëtuan vetëm në vitin 2010 dhe më në fund erdhën në grupin e urgjencës së një shtëpie fëmijësh.
Një vajzë thuhet se është abuzuar seksualisht nga babai i tmerrshëm çdo ditë. Ai gjithashtu thuhet se ka sulmuar seksualisht vajzën e gruas së tij nga një lidhje e mëparshme duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale.
Ai ishte arrestuar në vitin 2018 dhe disa muaj më pas, edhe nëna.















