Trauma bartet ndër breza, psikologia jep shpjegimin

Këtë javë në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, temë diskutimi në kuadër të pjesës së shëndetit mendor, ishte bartja e traumave ndër breza.

E ftuar në emision ishte psikologia klinike Arjeta Ahmeti, e cila në lidhje me traumat deklaroi se si fenomen psikologjik janë studiuar relativisht vonë, e bartja e traumave në breza është një nga fushat më të reja, që është studiuar pas luftës së dytë botërore. Ajo thekson se akoma nuk kanë përfunduar të gjitha hulumtimet lidhur me këtë fushë, dhe çdo ditë ka studime të reja për ndikimin e madh që kanë ngjarjet e paraardhësve tonë në jetën e gjeneratës së tanishme.

Ahmeti deklaron se ndryshimet e para tek pasardhësit janë parë tek të mbijetuarit e holokaustit. Studimet e asaj kohe tregojnë ndryshime të mëdha tek gjenerata e dytë apo edhe e tretë që nuk kanë qenë drejtpërdrejt të ekspozuar në ngjarjet traumatike, por megjithatë, kanë shfaqur ankth, stres, depresion apo çrregullime tjera më të rënda mentale.

Si fenomen psikologia thekson se është jashtëzakonisht i komplikuar, pasi bartja e traumave nuk është sëmundje që shfaqet, trajtohet dhe eliminohet, pasi në këto trauma transgjenerale personi që ka simptoma, nuk është përjetuesi direkt i traumës, është kryesisht gjenerata e dytë apo eventualisht e tretë. Traumat mund të shfaqen në situata të ndryshme, nga luftërat, varfëria, abuzimet në fëmijëri, dhuna në familje e shumë raste tjera. Sipas Ahmetit nuk ka rëndësi gjinia e përsonit që përjeton traumën, ajo mund të bartet në breza nga babai apo nëna, gjyshi apo gjyshja, apo edhe paraardhës të kaluar.

Ahmeti thekson se simptomat e këtyre traumave janë të çarta edhe në gjeneratat që nuk e kanë përjetuar traumën, por iu është bartur. Një gjë tjetër që mund të shkaktohet nga trauma e bartur është varësia, si nga alkooli, droga, bixhozi apo gjëra tjera, pasi fshihet diçka që tentohet të kalohet në një mënyrë, por nuk arrihet.

Psikologia bën të ditur se trauma bartet në disa forma. Njëra nga format është ndryshimet epigjenetike që ndodhin me anë të gjeneve. Paraardhësit që janë përballur me trauma, ato iu mbesin në gjenet e tyre, gjenet me anë të të cilave barten karakteristika si fizike ashtu edhe të personalitetit tek pasardhësit, e që përfshijnë edhe traumën. Menyra tjetër e bartjes është përmes ndryshimeve psikologjike, që nënkupton përmes stileve të prindërimit.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika