Tre britanikë e dy kosovarë në paraburgim për dhunimin e një 28-vjeçareje në Kroaci
Gjykata e Qarkut në Split të Kroacisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre shtetas britanikë, të cilët dyshohen për dhunimin e një gruaje 28-vjeçare në një hotel në këtë qytet bregdetar më 22 korrik. Dy nga të dyshuarit janë me prejardhje nga Kosova. Sipas autoriteteve kroate, viktima e ka raportuar menjëherë […]
Gjykata e Qarkut në Split të Kroacisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre shtetas britanikë, të cilët dyshohen për dhunimin e një gruaje 28-vjeçare në një hotel në këtë qytet bregdetar më 22 korrik.
Dy nga të dyshuarit janë me prejardhje nga Kosova.
Sipas autoriteteve kroate, viktima e ka raportuar menjëherë rastin në polici dhe ka arritur ta ndalojë njërin nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes.
Dy të tjerët janë arrestuar më vonë dhe janë shoqëruar për hetime, raporton HRT.
Gjykata ka urdhëruar paraburgim për të tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të arratisjes.
Ata akuzohen për një vepër penale kundër “lirisë seksuale”, e cila, sipas Kodit Penal të Kroacisë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dhjetë vjet.















