Babai që humbi jetën në brigjet e Sussexit në Angli është identifikuar si Hossam Al-Khawas, një refugjat palestinez nga kampi Rashidieh në Liban.

Këtë e ka konfirmuar për BBC-në Ambasada Palestineze në Londër.

Al-Khawas ishte njëri nga katër anëtarët e së njëjtës familje që u futën në ujë në Shoreham të martën. Tre prej tyre humbën jetën pasi u futën në vështirësi në det, ndërsa një vajzë e re mbetet në gjendje kritike në spital.

Ambasada Palestineze nuk ka konfirmuar identitetin e dy anëtarëve të tjerë të familjes që humbën jetën.

Policia e Sussexit beson se të katër personat kishin hyrë në ujë për t’u larë, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Kryeministri Andy Burnham e ka cilësuar ngjarjen si “një tragjedi të tmerrshme familjare” dhe ka paralajmëruar për rreziqet e notit në ujëra të hapura.

Në vendin e ngjarjes janë vendosur lule në nderim të viktimave, ndërsa banorët lokalë kanë shprehur tronditjen e tyre për atë që është përshkruar si një “tragjedi absolute”.