Tre filma nga Kosova pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Qendra Kinematografike e Kosovës po vazhdon suksesshëm depërtimin në arenën ndërkombëtare të filmit, kësaj radhe suksesi i tyre është se tre filma do të shfaqen në arenën e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Së fundmi, tre filma të tjerë nga Kosova janë bërë pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi “Fran and Verka: or a usual day in an abandoned village”, u dha premierë në edicionin e 29-të të festivalit.

Ndërkohë, në ditët në vazhdim do të shfaqen edhe një film bashkëprodhim dhe një zhvillim skenari.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Përkrahur nga QKK, dokumentari i metrazhit të shkurtër shpalos tregimin e Franit dhe Verkës, një çift kroat nga Kosova, të cilët janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë. Përmes dokumentimit të një dite të çiftit, dokumentari na fton të rimendojmë ndjenjat e vetmisë, përkatësisë dhe lidhjes me vendin që e quajmë shtëpi”, ka shkruar në facebook Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika