Tre kryediplomatët evropianë vizitojnë Kievin

Ministrat e Jashtëm, të Republikës Çeke, Austrisë dhe Sllovakisë, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Vizita e kryediplomatëve evropianë në Kiev

Ministrat e Jashtëm, të Republikës Çeke, Austrisë dhe Sllovakisë, kanë realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.

Kjo për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën, shtet që tash e pesë muaj po përballet me agesionin rus.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Liptavsky, ka publikuar një video të shkurtër të arritjes së tij në kryeqytetin ukrainas më 20 korrik.

Ai ka treguar se do të takohet me liderët ukrainas gjatë ditës.

“Tronditëse të shohësh se çfarë i ka bërë lufta brutale e agresionit të Rusisë këtij shteti të bukur dhe popullit të tij. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën”, shtoi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, përmes një postimi të ndarë në Twitter.

Televizioni austriak, PULS 24, ka raportuar se edhe ministri i Jashtëm sllovak, Ivan Korcok, i është bashkuar kësaj vizite të përbashkët në Kiev.

Tre ministrat evropianë nuk kanë publikuar detaje të itinerarit të vizitës, edhe pse shumë diplomatë dhe liderë nga e mbarë bota kanë vizituar Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në fund të shkurtit, shkruan REL.

Vizitat e diplomatëve dhe liderëve kanë pasur për qëllim të shprehin mbështetjen për Ukrainën, por edhe për të parë nga afër dëmin e shkaktuar nga lufta.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika