Tre mjekë vullnetar rikthejnë punën e ambulancës së Strazhit të Kaçanikut

Mungesa e personelit shëndetësor ka bërë që ambulanca në fshatin Strazhë të komunës së Kaçanikut t’i ketë dyert e mbyllura tash e disa vite. Por, të paktën të shtunave tash e tutje kjo qendër është funskionalizuar pas punës vullnetarë të tre mjekëve të kësaj komune. Institucionet lokale thonë nuk kanë staf për mbulimin e të gjitha fshatrave

Dera është e mbyllur në ambulancën e fshatit Strazhë të Kaçanikut për më shumë se një dekadë.

Ajo ishte ndërtuar por nuk kishte arritur të punonte më shumë se 2 vjet për shkak të mungesës së stafit mjekësor.

Kjo u ka shkaktuar ndër vite probleme banorëve të cilët për gjithçka është dashur të shkojnë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Sherif Lika, banor i Strazhës ka thënë se “Ma herët jemi shku në Kaçanik në munges të ambulancës. Na kemi dëshir më ardh çdo ditë po ka munges të mjekëve, është problem më shku në Kacanik pasi është 20 minuta nga këtu më shku deri atje poshtë”.

Por, gjendja e 300 banorëve të Strazhës,  pritet të ndryshojë së shpejt.

Kjo fal tre mjekëve nga Kaçaniku të cilët kanë vendosur të punojnë vullnetarisht për një vit në këtë zonë.

Dy nga ta të cilët tashmë janë duke punuar në Ferizaj, kanë rrëfyer për televizionin Dukagjini,  se nga iu erdhi ideja që në mënyrë vullnetare që t’i hapin çdo të shtunë dyert e Ambulancës së fshatit.

Imri Guri, mjek ka thënë se “Popullata jonë ka nevojë për shërbime të tilla, ne kemi punuar më herët në QKMF-në,  në Kaçanik dhe se bashku kemi vendosur që së paku për një vitë të dalim vullnetarisht të punojmë në atë fshatë. Ajo pjesë e shoqërisë ka nëvoj për një mbështetje shëndetësore, kemi pa mungesen e mjekëve dhe kemi vendosur që të ndihmojm sado pak atë popullatë”.

Lidhjen me banorët e kësaj zone, mjeku Fadil Gashi e ka që nga koha e luftës.

E duke parë mungesën e stafit, ai thotë se e ka pasur obligim që të rikthehet tek këta banorë.

Fadil Gashi, mjek ka thënë se “E kom ndi të nëvojshme të kthehem edhe një herë të ata banorë, duke I ditur nëvojat e asaj pjese e kemi pa të arsyshme të ju dalim në ndihmë atyre banorëve sadopak. Është mungesa e mjekëve kështu që ne po tentojmë ti zbusim sadopakë, për një vitë do të punojmë vullnetarishtë cdo të shtunë”.

Mungesa e stafit, është shkas pse kjo Qendër e re është jashtë funksionit, sipas zyrtarëve komunal.

Sali Malsiu, drejtori i Shëndetësisë në Kaçanik ka thënë se “ Nuk e kem stafin e mjaftue shumë, kemi shumë punë dhe nuk mundemi mi mbulu. Ditëve tjera nuk mundemi më arrit pasi kemi QKMF tjera dhe nuk kemi stafë të mjaftueshëm më I mbulu të gjitha QKMF-të. Ata kanë shpreh dëshiren vullnetarishtë me na ndihmu”.

Tre mjekët në koordinim me Komunën, kanë vendosur që të dalin çdo të shtunë nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në mesditë për të ofruar shërbimet e tyre për banorët e Strazhës së Kaçanikut.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika