Tre muaj nga vdekja e dy personave nga vërshimet, hetimet askund

Janë bërë tre muaj që kur qyteti i Pejës ka përjetuar një natë të tmerrshme nga vërshimet ku për pasojë humbën jetën dy banorë të saj. Tre muaj pas, familja Ademaj ka rrëfyer për Dukagjinin gjendjen e tyre, derisa dëmet për këtë rast ende nuk janë kompensuar

Gjurmët janë ende të freskëta. Në çdo cep, një shenjë që tregon për atë që ndodhi tre muaj më parë në shtëpinë e Milaim Ademajt lagjjen “Asllan Çeshme” të Pejës.

Ai tani jeton diku tjetër, por këmbët e tij shumë rrallë e me vështirë e sjellin atë në vendin ku u lind e u rrit.

Dhimbja mposht fjalët, derisa sytë tregojnë atë që goja që shumë zor e thotë.

Mbrëmja e 24 qershorit u kthye në natë tragjike për familjen e tij, pasi si pasojë e vërshimeve, Milaimi humbi nipin dhe renë e tij.

Kthimi më vendin ku ndodhi tragjedia është e pothuajse e e pamundur.

Menjëherë pas rastit tragjik ku dy jetë u shuan, Prokuroria e Pejës kishte nisur hetimet. Tre muaj më vonë, Dukagjini ka pyetur këtë institucion se çfarë ka ndodhur me hetimet, por zyra e kësaj prokurorie ka thënë se ende nuk ke kanë pranuar raportin nga institucionet tjera.

Dëmtimi i tërësishëm i shtëpisë dhe rikthimi i momentit kritik në mendje, janë bërë shkas që familja e tij, që nga ajo datë të largohen nga kjo lagje.

Strehë për ta është bërë një banesë e një fqinji të tij, derisa Milaimi thotë se një zgjidhje të përhershme për këtë po e presin nga institucionet.

Dëmtimet nga vërshimet kapin shifrat milionëshe.

Komuna ka nisur t’i sanojë dëmet infrastrukturore, derisa vlerën e dëmeve të shkaktuara në pronat private e ka dorëzuar në Qeveri me kërkesën për kompensim të tyre.

Por për çështjen e hetimeve, Zekaj thotë se deri më sot nga komuna nuk është kontaktuar nga asnjë institucion.

Përveç pronës së familjes Ademaj, dëme të mëdha nga vërshimet pësuan edhe shtëpitë e pothuajse çdo banori tjetër të kësaj lagjeje dhe disa të tjerave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika