Tre muaj suspendim me 50 për qind të pagës, ndaj kirurgut që sulmoi kolegun e tij

Për tre muaj me 50 për qind të pagës, është suspenduar kirurgu Luan Mustafa, i cili dyshohet se ka sulmuar kolegun e tij, kirurgun Arbër Morina

Kirurgu Luan Mustafa është suspenduar për tre muaj me 50 për qind të pagës, për shkak se dyshohet se ka sulmuar kolegun e tij, kirurgun Arbër Morina.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, Arsim Emini, drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit.

“Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm, i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, tha Emini.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ankuesi (sh/k/m 1978), i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan, derisa ishte në zyrën e tij te reparti i Kirurgjisë, është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M., duke pësuar lëndim të lehtë trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha Hashani.

Sipas tij, i dyshuari është larguar nga vendngjarja, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti më pas është dërguar për 48 orë në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet nga stacioni policor në Gjilan.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika