Tre persona arrestohen në Gjilan, dyshohen për grabitjen e një ore dore

Tre persona janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kanë grabitur një orë dore nga një person.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 16:30, në sheshin e Gjilanit.

“Me datën 09.09.2026 janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë grabitur një orë dore nga viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit, njësitet policore tek të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë – brisk, i cili është sekuestruar si dëshmi materiale.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika