Policia e Kosovës ka arrestuar të premten mbrëma tre persona të dyshuar për kryerjen e vjedhjeve në lagjen “Mati” të Prishtinës.

Të dyshuarit, D.M. 31 vjeç, E.B. 23 vjeç dhe A.B. 20 vjeç, janë ndaluar pak minuta pas raportimit të vjedhjeve në dy vetura të ndryshme.

Ata dyshohet se ata kanë arritur të marrin katër laptopë, dy telefona dhe sende të tjera.

Gjatë aksionit, Policia ka kryer bastisje në një vendbanim, ku janë sekuestruar tre laptopë dhe disa objekte të tjera të dyshuara si të lidhura me rastin.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.