Tre persona dyshohen për falsifikim dokumentesh dhe tentim mashtrimi me shitblerje tokash prej 1.5 milionë eurosh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një hetim ndaj tre personave të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe tentim të përfitimit të kundërligjshëm përmes shitblerjes së tokave.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kanë siguruar prova që dyshohet se dëshmojnë për veprimtarinë e kundërligjshme.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë kanë arritur të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, certifikata etj., me ç’rast dyshohet se i kanë përdorur si dokumente të vërteta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur dokumentet e falsifikuara për të realizuar në mënyrë të kundërligjshme shitblerje të pronave, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash.

“Të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 550 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve dyshohet se janë kryer veprat penale “bashkëkryerja”, “ndihma”, “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Tre personat janë intervistuar më 30 korrik 2026 në cilësinë e të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës.

“Pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika