Një shtetase e huaj dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në Prishtinë nga tre persona të panjohur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor, rreth orës 23:05.
Të dyshuarit, nën kanosje, dyshohet se viktimës i kanë grabitur sende të ndryshme, si dhe dokumente personale.
Policia ka njoftuar se për rastin janë informuar dhe konsultuar prokurori dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.