Tre persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një hotel në Perth.

Shërbimet e urgjencës, duke përfshirë 21 ekuipazhe ambulance dhe nëntë kamionë zjarrfikës, u thirrën në hotelin New County në County Place rreth orës 05:10, raporton BBC.

Shërbimi Skocez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit tha se tre persona vdiqën.

Mysafirët u evakuuan dhe policia rrethoi rrugën, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën. Këshilli i Perth dhe Kinross tha se trafiku në zonë ka të ngjarë të preket.