Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona janë raportuar të zhdukur më 11 nëntor.

Një mashkull është raportuar i zhdukur në Obiliq dhe dy vajza raportohet se janë zhdukur në Kamenicë, njofton Dukagjini.

Në Obiliq, një grua raportoi se viktima mashkull ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dinte vendndodhja e tij.

Ndërsa, në Kamenicë ankuesi ka raportuar se dy viktima femra janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre.

Policia ka bërë të ditur se për të dyja rastet ka nisur hetimet.