Tre persona të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave e një autobusi në Drenas
Gjatë ditës së diel [sot] ka ndodhur një aksident trafiku ku tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti mes dy veturave dhe një autobus në Komoran të Drenasit. Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Tutje, Krasniqi bëri të ditur se njësitet […]
Gjatë ditës së diel [sot] ka ndodhur një aksident trafiku ku tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti mes dy veturave dhe një autobus në Komoran të Drenasit.
Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Tutje, Krasniqi bëri të ditur se njësitet përkatëse janë duke e trajtuar rastin.
“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

















