L.R., një i burgosur i dënuar me 4 vite e gjysmë burgim për tentim vrasje, ndan rrëfimin e tij nga hapësirat e burgut në emisionin “Prapa Grilave”.

Ai tregon se, para se të kryente veprën penale, kishte një jetë të qëndrueshme, një punë të mirë me pagë mbi mesataren dhe asnjë prapavijë kriminale. Por një konflikt i vjetër i vëllait të tij me një tjetër qytetar, që kishte përfunduar me therje me thikë, do të bëhej më vonë arsyeja për rrëshqitjen fatale të tij në dhunë.

Sipas rrëfimit të L.R., ndonëse incidenti i parë ishte trajtuar nga drejtësia, tensioni mbeti i pazgjidhur. Më pas, ai pretendon se personi që kishte therur vëllain, kishte shkuar me armë te shtëpia e tyre. Ai e kishte raportuar rastin në Polici, por pohon se reagimi ishte i ngadalshëm dhe jo i mjaftueshëm. Pak muaj pas kërcënimit, ata u përballën rastësisht në rrugë dhe përplasja përfundoi me tre plumba në trupin e viktimës.

“Gjatë pesë viteve jemi taku në qytet e sene nuk kemi pasur kurrë asnjë provokim as, ndonjë ngacmim me njëri tjetrin. Por kjo pjesa e rastit tim kur ka ndodhur, unë kam qenë duke shku në shtëpi edhe ai ka dalë te rrugë që më qon drejt shtëpisë sime më ka bërë hygjym, unë si i ri. Po po ka pasur me vete. Po nuk kam mundur me e identifiku unë se ka tentu me e nxjerrë prej brezit ai por unë e kam pasur revolen me vete edhe si më i ri e kam grabitë më shpejt, pastaj kur u procedu rasti. Po e kam shkrepur, 4 herë. E kam rrokë 3 herë. E kam rrok një herë në barkë, një herë në kofshë edhe një herë në vesh.

Por unë nuk e kam marr me paramendimin që ka me ndodh se me ditë që kishë ndodh nuk e kisha marrë (revolen)”, ka rrëfyer i dënuari.

Megjithëse i bindur për dënimin që po vuan, ai kritikon sistemin gjyqësor dhe pretendon se gjykata nuk i ka marrë parasysh rrethanat e rastit dhe historinë e mëparshme të palëve të përfshira. Ndërkohë, ai i konsideron institucionet e drejtësisë si përgjegjëse për zvarritjen e procedurave dhe për mosveprim në kohë që, sipas tij, mund ta kishin parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“”Unë po them vendimin e Gjykatës që ma ka dhënë dënimin unë plotësisht pajtohem nuk jam naj sen e mbajë nuk ke çka me bo, por kjo pjesa qysh i trajtojnë rastet në procedurë të shpejtë, edhe nuk i kqyrin rrethanat e rastit por vetëm shabllon. Te ti qysh ka ndodh rasti, qysh e trajtoi gjykata sipas teje? Qikjo më bren që e marrin shabllon. Po për shembull nuk e kanë marr që më herët para se me ndodh rasti, pala e dëmtuar më ka qenë me armë në shtëpi, nuk e kanë marr parasysh hiq. Po para se me plagu unë, e kam lajmëru rastin në Polici. Po këta janë kapur në pazar diçka. Po nuk kam pasur kontakt me të, kam shku drejt në stacion edhe e kam lajmëru rastin, Gjykata nuk e merr parasysh këtë pjesë hiq, ajo a di çka thotë: Neve nuk intereson, rasti, ne jemi vetëm për këtë rast, a pe din, Policia le të merret, po ti kqyre shkakun, burimin prej ku po niset a po kupton, jo vetëm ku ka përfundu. Ka ardhë edhe unë personalisht kam pas shku në stacion edhe a di qysh edhe pjesën e Policisë e shoh si neglizhencë deri sa ti nuk i jep zor edhe ata nuk i jepin unë i thojsha kur shkova hajde mroe se më ka ardhë njeri me armë në shtëpi. Ata jo tash jo nuk kemi të drejtë, ju thash po e thirri Inspektoratin se ju nuk po reagoni, atëherë erdhën trri kerre”, ka shtuar më tej ai.