Tre policët e kidnapuar dalin para gjykatës në Kralevë

Tre policët e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer më 14 qershor pritet të dalin këtë të hënë para gjykatës në Kralevë

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, tre policët e kidnapuar nga Serbia më 14 qershor 2023.

Këtë të hënë në orën 09:30 do të nisë seanca gjyqësore për tre policët e rrëmbyer në gjykatën e Kralevës në Serbi.

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar lajmin, duke shprehur shqetësimin e tij për kohën që ka kaluar dhe sjelljen e palogjikshme të Serbisë për mbajtjen e tyre atje.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa janë kidnapuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Haxholli ka theksuar se çdo moment i humbur deri në kthimin e tyre në Kosovë dhe në krye të detyrave është i rëndësishëm, pasi ai beson se mund të ketë një tentativë për të fshehur një veprim të çuditshëm përmes një procesi të drejtësisë me standarde mesjetare.

Ai ka thënë se lirimi i menjëhershëm i tre policëve është i domosdoshëm, pa të cilin nuk mund të realizohet drejtësia.

“Rrugës drejt Kralevēs, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë i humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje jo racionale, me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua [e domosdoshme]!”, ka deklaruar Haxholli.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, kishte deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës, për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Lexo edhe: Policia e Kosovës publikon hartën e pozicionimit të policëve që u rrëmbyen nga Serbia

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Serbisë që të lirojë pa kushte policët. Ndërkaq, BE-ja dhe SHBA-ja i kanë paraqitur tri kërkesa autoriteteve në Kosovë për shtensionimin e situatës. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur duke paraqitur një plan të tij pesëpikësh.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika