Avokati Arianit Koci me avokatin Visar Rrecaj kanë vendosur që hyrjen e Kuvendit të Kosovës të mbyllin në formë simbolike duke kërkuar nga deputetët që të rrijnë brenda derisa të gjejnë një zgjidhje për bllokadën e krijuar.

Disa i dhanë të drejtë…

E disa të tjerë në një formë nuk i përkrahen.

Gjithsesi, mesazhi u dha, ata në cilësinë e qytetarëve e bën këtë akt për të kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

Madje, sipas Kocit kjo situatë e krijuar në Kuvend mund të jetë edhe shkelje e ligjit.

“Këta jo që po i shkelin obligimet që i kanë ndaj neve qytetarëve por potencialisht po kryejnë edhe vepër penale. Mund të ketë elemente të korrupsionit pasiv nëse vërtetohet që ky bllokim është pjesë e pazareve politike”, ka thënë Arianit Koci – Avokat.

Ndërsa në hyrjen tjetër të Kuvendit dikush tjetër, pati një mesazh poashtu për deputetët.

Në këtë protestë Orest Havolli kishte dal i vetëm.

“E patë që partitë opozitare janë të pa përgjegjshëm ndaj pyetjeve si qytetarë, sepse ata paguhen me taksa tona dhe kanë obligim moral që të përgjigjen në pyetje e mia apo nga çfarë do individ”, ka thënë Orest Havolli – Protestues.

Sot për herë të 27-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.