Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi dyshohet se kanë kaluar vijën kufitare me automjetin e tyre.
Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2026, rreth orës 21:05, në zonën e Urës së Gurit.
“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi që të njëjtit ishin kapur duke kaluar vijën kufitare me automjetin e tyre”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët kanë gjetur një makinë të vjetër për shtypje të rërës.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor”, njofton Policia.