Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohen substanca narkotike dhe mbi 1 mijë euro

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se trepersona janë arrestuar të mërkurën mbrëma në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, pasi dyshohen për posedim dhe shitje të substancave narkotike.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 23:30 janë ndaluar dy automjete, në të cilat ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për të cilët ekzistonte dyshimi se po merreshin me shitjen e narkotikëve.

Gjatë kontrollit, te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 0.9 gram, si dhe 330 euro para të gatshme.

Më pas, gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 33 qese me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 96 gramësh, katër qese me substancë të dyshuar të llojit kokainë me peshë 0.34 gram, si dhe 1,000 euro para të gatshme.

”Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, perfundon njoftimi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika