Tre të arrestuar në Pejë, policia konfiskon 1 kilogram marihuanë
Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollit të një veture në të cilën po udhëtonin, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 1 kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të arrestuarit janë dy meshkuj kosovarë dhe një shtetase e Shqipërisë. Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar edhe para […]
Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollit të një veture në të cilën po udhëtonin, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 1 kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të arrestuarit janë dy meshkuj kosovarë dhe një shtetase e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar edhe para të gatshme, tre telefona celularë, dy thika si dhe veturën me të cilën të dyshuarit po udhëtonin.
Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.















