Tre të arrestuar në Prishtinë për vjedhje, Policia ekspozon sendet e vjedhura

Policia e Kryeqytetit ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje dhe përvetësim të sendeve të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas Drejtorisë së Policisë, pas veprimeve operative dhe informatave të siguruara nga Njësia e Inteligjencës e Stacionit Policor Qendra, janë arrestuar A.H., 44 vjeç, E.I., 32 vjeç, dhe A.Z., 25 vjeç.

Dy të parët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, ndërsa i treti dyshohet për “Blerjen, pranimin ose fshehjen e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.

Hetimet e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit kanë nxjerrë prova lidhur me rreth 10 raste të dyshuara. Policia gjithashtu ka sekuestruar sende të dyshuara si të përfituara nga këto vepra, të cilat do t’u rikthehen pronarëve pas përfundimit të procedurave.

Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika