Tre të dyshuar e vjedhin një veturë në Prishtinë, pronarin e saj e kërcënojnë me armë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona e kanë vjedhur një veturë në lagjen “Hajvalia” në Komunën e Prishtinës. Sipas policisë viktima kishte raportuar se tre personat e kishin kërcënuar me armë zjarri dhe pastaj ia kishin marrë veturën dhe një telefon mobil. Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si “Rrëmbim/Vjedhje grabitqare”. “Viktima […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona e kanë vjedhur një veturë në lagjen “Hajvalia” në Komunën e Prishtinës.
Sipas policisë viktima kishte raportuar se tre personat e kishin kërcënuar me armë zjarri dhe pastaj ia kishin marrë veturën dhe një telefon mobil.
Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si “Rrëmbim/Vjedhje grabitqare”.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj tij kanë kryer veprat e lartcekura, me ç’rast nën kërcënimin e armës nga ai kishin marrë veturën, një telefon celular dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.















