Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor tre persona në Mitrovicën e Veriut, të dyshuar për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një rast të tentim-vrasjes që daton nga viti 2013.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, tre të dyshuarit janë shoqëruar dje rreth orës 11:25, pasi gjatë trajtimit të rastit kanë dhënë deklarata që ndryshojnë nga ato që kishin dhënë fillimisht.
“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë lidhur me rastin ‘Tentim Vrasje’ të datës 20.09.2013, pasi që të njëjtit kanë dhënë deklarata të ndryshme krahasuar me rastin ku janë intervistuar fillimisht”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.