Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Tre persona janë lënduar të martën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin mes Suharekës dhe Duhlit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 dhe janë përfshirë një kamion dhe dy vetura me targa vendore. “Si pasojë e […]
Tre persona janë lënduar të martën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin mes Suharekës dhe Duhlit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 dhe janë përfshirë një kamion dhe dy vetura me targa vendore.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht”, ka deklaruar Hoxha.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit















