Tre të lënduar në një aksident në autostradën Prizren-Suharekë

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Prizren–Suharekë, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Nga pamjet shihet se në mesi e tri veturave të aksidentuara është edhe një e KFOR-it.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Bajram Krasniqi, ku tha se tri vetura janë përfshirë në këtë aksident dhe si pasojë janë lënduar tre persona. Gjithashtu shtoi se me rastin po merret njësiti i autostradave.

“Aksidenti ka ndodhur në mëngjes rreth orës 08:30 minuta, ku janë përfshi tri vetura – dhe se tre persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Prizren – Suharekë, njësiti i autostradave po merret me rastin”, tha Krasniqi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika