Tre persona (shoferi dhe dy pasagjerë) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Remnik të Vitisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00.

Në raportin e Policisë, thuhet se njëri nga pasagjerët është me lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

“Është raportuar se ka ndodhë vet aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri nga pasagjerët me lëndime të rënda trupore i cili fillimisht tretman mjekësor ka marr në qendrën emergjente në Gjilan, pastaj është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.