Tre të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

Ilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Stapanicë të Klinës, të martën e pesë marsit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar për portalin Dukagjini se tre persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.

“Rreth orës 17:45, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Stapanicë të Klinës. Në aksident janë përfshirë dy vetura”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe ambulanca.

“Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika