Tre të lënduar nga aksidenti me katër vetura në fshatin Gllarevë të Klinës

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për Dukagjinin, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, aksidenti ndodhi rreth orës 09:06 dhe përfshiu katër vetura.

Lëndimet e të përfshirëve nuk janë kërcënuese për jetën.

Fillimisht, tre të lënduarit u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa më pas, me udhëzim të mjekut, u transferuan për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Policia po vazhdon hetimet për shkakun e aksidentit.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika