Tre të lënduar nga aksidenti në Fushë–Kosovë ku u përfshin katër vetura
Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në Fushë-Kosovë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se në aksident të përfshira kanë qenë katër vetura. “Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- […]
Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në Fushë-Kosovë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se në aksident të përfshira kanë qenë katër vetura.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Dukagjini, një veturë ka përfunduar e kthyer në të dy anët e rrugës.















