Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e  Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar ajo.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.