Mbrëmjen e së enjtes, në lagjen Emshir të Prishtinës ka pasur përleshje fizike në mes të disa personave.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se tre persona që kanë pësuar lëndime fizike janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona”, tha ajo.
Tutje, Ahmeti tha se bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti./Telegrafi/