Tre të lënduar nga rënia e vinçit në Gjilan

Nga kushtet atmosferike kanë pësuar lëndime katër persona në komunën e Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Portalin Dukagjini ka thënë se të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Gjilanit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, se tre persona kanë pësuar lëndime trupore në qytetin e Gjilanit pasi një vinç ka rënë sot mbi veturën me të cilën po udhëtonin, si pasojë e erërave të forta.

Katër persona, sipas Policisë së Kosovës,  janë lënduar nga moti i lig me era të forta në komunën Gjilanit.

Por “fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile”, ka thënë ai.

“Rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme”, thuhet në përgjigjën e tyre për Dukagjinin.

Ndërsa, kjo ngjarje kishte ndodhur në “rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ ka rënë një krane (vinç) mbi një veturë, në të cilën kanë qenë tre persona, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile. Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Hashani.

Siç ka treguar ai, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Gjilanit.

Ai ka bërë të ditur se në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it, dhe se për momentin gjendja është stabile.

“Vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka përfunduar  ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika