Tre të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat në Bosnje, i armatosuri transmetoi drejtpërdrejt vrasjen e një gruaje në Instagram
Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin boshnjak Gradaçac, pasi një burrë transmetoi drejtpërdrejt vrasjen e një gruaje në platformën sociale Instagram. Ndërsa, vrasësi serial Nermin Sulejmanoviq, i cili sot vrau të paktën tre persona në Gradaçac, është vetëvrarë para policisë, kështu raporton medium […]
Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin boshnjak Gradaçac, pasi një burrë transmetoi drejtpërdrejt vrasjen e një gruaje në platformën sociale Instagram.
Ndërsa, vrasësi serial Nermin Sulejmanoviq, i cili sot vrau të paktën tre persona në Gradaçac, është vetëvrarë para policisë, kështu raporton medium Klix.ba.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, Sulejmanoviq fillimisht e kishte ekzekutuar gruan e tij dhe krimin e kishte transmetuar drejtpërdrejt në Instagram.
Ai nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi aktin e tij gjakatar. Siç është konfirmuar për Klix.ba nga Prokuroria e Kantonit të Tuzlës, të paktën tre persona janë vrarë. Gjithashtu, ka disa të plagosur.
Pas kësaj, ai kontaktoi sërish me Instagramin, live, nga një vend i panjohur. Aty foli për mënyrën se si i ka kryer vrasjet.
U nis një operacion i gjerë policor dhe siç mësojmë më pas ai ka vrarë veten para syve të policisë, përcjell Dukagjini.com.















